Policia e Kosovës të mërkurën ka bërë ekstradimin e shtetasit gjerman A.R nga Kosova për në Gjermani.
Kjo pasi sipas policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Gjermanisë për veprën penale “Trafikim me narkotik”.
Në njoftim bëhet e ditur se ekstradimi u realizua duke u bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe gjermane.






