Tashmë gjithçka është e qartë, ndërsa dueli vendimtar për vendin e dytë të Grupit 3 të Ligës B të Kombeve si dhe përcaktues për vazon e dytë në shortin për kualifikime drejt EURO 2028 pritet të nis në 20:45 në stadiumin përplot, “Aviva” të Dublinit.
Kosova është mysafire e Irlandës dhe tani dardanëve i duhet së paku një barazim për të arritur suksesin historik të radhës, që është shumë afër.
Në anën tjetër, Franco Foda, selektori gjerman i Kosovës ka vendosur për këtë 11-she në këtë ndeshje.
KOSOVA XI:
Muric; Krasniqi, Hajrizi, Kamberi, Vojvoda, Gallapeni; Emërllahu, Rexhbeçaj, Avdullahu; Asllani, Muriqi.
IRLANDA XI:
Kelleher; Abankwah, O’Shea, Egan, Scales, Manning; Azaz, Molumby; Moylan, Parrott, Idah






