Drejtuesit e autoriteteve të ushqimit të Kosovës dhe Shqipërisë janë dakorduar për lehtësimin e tregtimit të produkteve ushqimore mes dy vendeve, në përputhje me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian.
Sipas postimit në Facebook, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), drejtori ekzekutiv i AUV-së, Bekim Hoxha, ka pritur në takim drejtoreshën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të Shqipërisë, Blerina Gjylameti.
“Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë z. Bekim Hoxha Drejtor Ekzekutiv priti për vizitë Znj. Blerina Gjylameti Drejtoresh e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Shqipëri. Në fokus qendrorë të takimit ishte diskutimi për dakordim, të Lehtësimit të tregtisë dhe reduktimi i barrierave administrative mes dy vendeve. Duke vazhduar me plotësim ndryshimin e certifikatave sipas modeleve të fundit të vendosura ne BE. Koordinim në procedurat e gjurmimit dhe trajtimit të njoftimeve RASFF, njoftim reciprok paraprak për produktet qe re-eksportohen mes dy vendeve dhe bashkëpunim në fushën e ngritjes se kapaciteteve laboratorike dhe njohjen e rezultateve të analizave.
Drejtori Ekzekutiv i AUV-së z. Hoxha në fjalën hyrëse të mirëseardhjes, hapi diskutimin mbi të arriturat e deritanishme nga bashkëpunimi mes dy vendeve tona në fushën e kontrollit ushqimor. Lehtësirat për bizneset ne tregtimin e ushqimeve duke ruajtur gjithmonë shëndetit publikë. Për konsumatorët pa dallim andej e këndej kufirit. Hoxha u shprehe: se AUV është në rrugë të mirë të digjitalizimit të plotë të shërbimeve dhe kontrolleve. Deri tani kemi arritur në masën rreth 90%. Kjo ngërthen ne vete reforma në shumë drejtime gjithmonë duke pasur model autoritete e vendeve anëtare të BE-së”, thuhet në postim, transmeton Klankosova.tv.
Në fokus të takimit, siç thuhet, ishte reduktimi i barrierave administrative dhe harmonizimi i procedurave për tregtinë mes Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë ndryshimin e certifikatave sipas modeleve të fundit të BE-së, koordinimin për trajtimin e njoftimeve të sigurisë ushqimore dhe bashkëpunimin në ngritjen e kapaciteteve laboratorike.
Hoxha theksoi se AUV është në proces të digjitalizimit të shërbimeve dhe kontrolleve, duke bërë të ditur se ky proces ka arritur rreth 90 për qind.Njëherësh, u tha se Shqipëria është duke zbatuar reforma në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, me fokus forcimin e kontrolleve në gjithë zinxhirin ushqimor dhe përafrimin me standardet evropiane.
Sipas AUV-së, palët u dakorduan që Kosova dhe Shqipëria të forcojnë bashkëpunimin dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën në përmbushjen e kritereve të Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë ushqimore.
“Diskutimet vazhduan edhe ne nivelin teknik, mbi harmonizimin e certifikatave, plotësim ndryshimet e atyre aktuale qe janë ne përdorim. Mënyrën e re të plotësimit nga inspektoret ne tren, ku obligim do jetë plotësimi i secilës rubrikë. Se Kosova do të qëndrojë në krahë Shqipërisë për ndihmë ne përmbushje të kritereve si vend i parë qe ka hapur negociatat për anëtarësim. Ne fushat ku aktualisht Kosova qëndron me mirë në zbatim të kritereve të BE-së ti ndajë me Shqipërinë, po ashtu të ndihmojë në zbatimin e tyre. Nga ana tjetër Shqipëria do të shndërrohet në vendin referencë për Kosovën ne fazat e mëvonshme kur do të nisë anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, thuhet nga AUV.






