11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare, njofton Sveçla

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë pika të përbashkëta të kalimit kufitar.

Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kreu i MPB-së ka njoftuar se kjo marrëveshje ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve.

“Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit