11.2 C
New York
Wednesday, February 28, 2024

Buy now

Korenica: Vuçiqi bëri përpjekje për ta kthyer vëmendjen tek viktimizimi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica duke folur për zhvillimet aktuale në vend, tha se edhe një herë u shpërfaq tendenca e Vuçiqit dhe propagandës së tij duke u paraqitur si viktimë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Madje, sipas tij, me argumente të forta të kryeministrit Kurti u pa qartë se janë shqiptarët në Luginën e Preshevës të cilët janë të diskriminuar si dhe janë hequr nga regjistri civil i Serbisë, duke bërë pastrim puro etnik në Luginë.

“Konsideroj që ishte një përpjekje për ta kthyer vëmendjen tek viktimizimi i Serbisë, për përqendrimin që e ka Vuçiq në politikën e brendshme të Serbisë dhe për t’iu dhënë alibi, që unë kam të drejtë dhe unë i mbroj qytetarët serb në Kosovë”, tha Korenica për RTK-në.

Nga e gjithë kjo, sipas Korenicës, ishte vetëm një vajtim.

Ai tha se u pa qartë nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se sa është e domosdoshme që shteti ynë me mekanizmat që i ka të shtrijë sovranitetin e plotë dhe ligjshmërinë në vend.

Korenica tha po ashtu se ndonëse kjo seancë ishte thirrur nga vet Vuçiqi gjoja për kushtet e serbëve, spastrim etnik e gjëra tjerë që vetëm ai din t’i trillojë duke përfshirë dinarin serb, por që u me argumente nga ana e kryeministrit Kurti.

“Në këtë seancë u përmend fakti që është e kundërta e asaj që ka pretenduar dhe ka tentuar ta nxjerrë nga kjo seancë. Aty u pa që argumentet ishin në anët tonë dhe u pa qartazi që mbi 6 mijë qytetarëve shqiptar në Luginën e Preshevës u ishin shlyer adresat apo janë larguar nga regjistri civil në Republikën e Serbisë”, tha Korenica, duke shtuar se e gjithë kjo është një spastrim puro etnik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit