Në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani e ka kundërshtuar Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, duke thënë se ky projektligj e cenon familjen.
Kundër Rrahmanit në atë seancë ka dalur bashkëpartiakja e tij, Saranda Bogujevci, e cila tha se ajo ka vendosur të bëhet nënë pa pasur një burrë.
Ndërkohë, bindje të njëjtë me Rrahmanin ka edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Fisnik Korenica.
Ai tha se në rast kur një grua vendos që të mbetet shtatzënë pa pasur burrë, por përmes asistences mjekësore me spermë të dhuruar, i bëhet padrejtësi fëmijës pasi i mohohet e drejta për të pasur babë.
“Ne nuk kemi të drejtë me e lënë një fëmijë pa babë, pa e ditë kush është baba. Pse me ia mohu këtë të drejtë… Rasti i fundit është diskutimi në Amerikës, ku disa shtete e kanë pasur të lejuar dhe meqenëse fëmijët e tyre babtizohen, në procesin e babtizimit ka pasur kundër në babtizim sepse nuk dihet kush është babai dhe kanë kërkuar që ky ligj mos të jetë i vlefshëm… Secili fëmijë kur lind në nevojë të tij është me i pas të dy prindërit… Është e padrejtë me iu mohu një fëmije me pas babë”, u shpreh Korenica në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.