7.5 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Kopertinë me lëkurë njeriu/ Universiteti i Harvardit e heq nga libri i shkrimtarit francez

- Advertisement -

Universiteti i Harvardit ka vendosur të heq kopertinën e librit të një shkrimtari francez të vitit 1880, pasi ajo përbëhej nga lëkura e një gruaje të vdekur.  Libri “fatet e shpirtit” mbahej në bibliotekën e universitetit prej gati një shekull, por vetëm në 2014 u zbulua se ishte i mbështjellë me lëkurë njeriu.

Universiteti i Harvardit ka hequr kopertinën e një libri që ishte krijuar nga lëkura e njeriut. Një libër i shekullit 19  i një shkrimtari francez, raportohet se ishte mbështjell nga lëkura e një gruaje të vdekur.

Libri ”Fatet e shpirtit”, është mbajtur në Bibliotekën Houghton të universitetit që nga vitet 1930, por tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2014 kur testet konfirmuan se kopertina ishte prej lëkure njeriu.

Universiteti tha se pas studimit të kujdesshëm, angazhimit dhe shqyrtimit të palëve të interesuara, do të heqin kopertinën e lëkurës. Zyrtarët thanë se do të punojnë me autoritetet për të përcaktuar një zgjidhje përfundimtare në respekt të mbetjeve njerëzore. Po ashtu Harvard kërkoi falje pasi ky zbulim nuk u morë me seriozitet që në fillim.

Libri u shkrua nga Arsène Houssaye, një romancier francez, në mesin e viteve 1880, teksa libri fliste për natyrën e të pasurit një shpirt dhe jetën pas vdekjes.

Thuhet se ai ia kishte dhënë mikut të tij, Ludovic Bouland, një mjek. Ky i fundit  raportohet se e mbështolli atë me lëkurë nga trupi i një pacienteje femër të padeklaruar, e cila kishte vdekur nga shkaqe natyrore. Gruaja nuk ishte në dijeni para se të vdiste se lëkura asaj do të përdoret në këtë mënyrë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit