Bedri Hamza, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur sot me ambasadorin e Francës në Kosovës, Oliver Guerot lidhur me nevojën e rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit në çështjet me interes të përbashkët.
Pas takimit me ambasadorin Guerot, Hamza tha se diskutuan për nevojën e rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit në çështjet me interes dypalësh, por edhe në interes të forcimit të paqes, bashkëjetesës dhe sigurisë në Kosovë e rajon.
“Franca është partnere strategjike e Kosovës për forcimin e perspektives euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik. Si mike e dëshmuar, ajo na ka mbështetur në të gjitha proceset jetike për vendin dhe është adresë shumë e rëndësishme për integrimin e shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.:, ka shkruar Hamza.
Sipas tij, Kosova është mirënjohëse ndaj Francës dhe partnerëve strategjikë perëndimorë.
“Unë besoj se në rrugën tonë drejt realizimit të vizionit euroatlantik duhet të ecim së bashku me të gjitha shtetet partnere perëndimore.”, ka shkruar Hamza.