Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të aplikojnë për konvertim të patent shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patent shofer të Republikës së Kosovës.
Kurti në një postim në Facebook ka bërë thirrje të aplikohet brenda afatit të caktuar që zgjat edhe dy javë.
“I ftoj të gjithë ata që nuk kanë aplikuar ende për konvertim të patent shoferit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi e cila ofrohet në të gjitha komunat deri më datë 9 gusht”, ka shkruar ai.
Kurti, ndërkaq, ka shtuar se që nga fillimi i këtij procesi nuk ka pasur ndonjë incident dha ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet e vendit./Lajmi.net