16.9 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Konsumimi i duhanit në ambiente të mbyllura, qindra gjoba ndaj lokaleve

- Advertisement -

Pirja e duhanit në ambient të mbyllur është i ndaluar tash e dhjetë vjet.

Andaj ky ligj sipas ekologëve po vazhdon të jetë sfidues sa i përket zbatimit.

“Që nga ajo kohë vazhdon të mbetet sfidë poashtu edhe kauzë që duhet trajtuar dhe punuar në këtë drejtim si dhe të shtohet numri i kontrollimeve nga inspektoratët e kësaj fushe dhe poashtu të rritet numri i gjobave për ata të cilët nuk e respektojnë ligjin”, thotë Valentinë Uka, ekologe.

E me fillimin e sezonës së dimrit, sipas Qendrës Kosovare për Zhvillim dhe Evokim ka më pak inspektime në këtë drejtim.

“Jemi duke parë një rënie pasi që në shumicën e lokaleve po konsumohet duhani edhe në ambiente të mbyllura të cilat janë të ndaluara me ligj. Kemi edhe respektim të këtij ligji në disa lokale tjera por të cilat kryesisht janë në vullnetin e pronarëve të këtyre lokaleve dhe nuk është se janë duke u ballafaquar me inspektime nga ana e inspektorëve”, bën të ditur Shumbin Spahia nga Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim.

Megjithatë nga Inspektorati Sanitar, që nga marsi deri në nëntor të këtij viti u shqiptuan qindra gjoba.

“Në frekuencë të shtuar kemi arritë që të realizojmë mijëra inspektime, dhe nga këto mijëra inspektime, ku urdhëri i ministrit ka qenë zero tolerancë për secilin shkelës dhe ekipet inspektuese kanë vepruar sipas urdhërit dhe janë shqiptuar në bazë të gjetjes faktike në teren rreth 600 gjoba tek operatorët ekonomik, ku lokalet e gastronomisë kanë qenë kryesisht gjobat e shqiptuara”, theksoi Lamir Thaçi nga AUV-i.

Ligji për ndalimin e pirjes së duhanit në ambient të mbyllur është miratuar në vitin 2013.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit