Konstituimi në gusht, Çollaku: Strategji e Kurtit, do ketë kosto të jashtëzakonshme për qytetarët

- Advertisement -

Opinionisti Bekim Çollaku, në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka diskutuar rreth “zvarritjes” së konstituimit të Kuvendit deri në fund të afatit kushtetues.

Sipas Çollakut, kjo është një strategji e mundshme e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ndërsa shtoi se e njëjta mund të ketë kosto të rëndë për qytetarët e Republikës, transmeton Klankosova.tv.

“Nga këto mosveprime që kemi dëshmuar apo parë deri më tani, duket se kjo mund të jetë një strategji e tij [Albin Kurtit], mirëpo sigurisht që kjo ka një kosto të jashtëzakonshme për qytetarët e Republikës së Kosovës mbi të gjitha, e sidomos për institucionet edhe ashtu të brishta të shtetit të Kosovës, sepse pak a shumë, Kosovën jo vetëm që ka arritur ta stagnojë, ose ta paralizojë në një masë të theksuar në këto dy vitet e fundit, mirëpo edhe në shumë sfera e kemi parë një regres që askush nuk do ta kishte menduar më herët”, theksoi ai në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit