28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Konsiderohen serioze paralajmërimet e inteligjencës amerikane për konflikt në baza etnike në Kosovë

- Advertisement -

Ky vit mund të jetë kritik për Ballkanin, pasi që mund të ketë konflikte në baza etnike.

Të paktën, kështu thotë Agjencia e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara në një raport i cili flet për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, aty përmendet edhe vrasja e policit kosovar, Afrim Bunjaku në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

“Përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare kanë shkaktuar humbje në jetë të njerëzve dhe plagosje, duke përfshirë edhe lëndimet e forcave paqeruajtëse të NATO-s në vitin 2023” .

E këto paralajmërime për Kosovën po i shohin si serioze njohësit e fushës së sigurisë.

Ish-ushtaraku, Hysen Gecaj vlerëson se Serbia vazhdimisht ka qenë e interesuar që ta destabilizojë Kosovën dhe ta rikthejë si pjesë të saj.

“Prandaj, ajo në këtë drejtim punon në të gjitha mënyrat edhe përmes atyre grupeve kriminale dhe terroriste siç ndodhi vitin e kaluar. Por një vazhdë e tillë e kërcënimeve është prezente edhe tani prandaj edhe CIA është mbështetur në informacione nga terreni. Nuk e di për çka nuk i përdor Qeveria njerëzit e vetë në Kosovë me këshilla në këtë aspekt sepse nuk them të merret mendimi i tyre dhe të vendoset sipas bindjeve por ta ketë të kjartë situatën mirëpo si duket ndoshta edhe me të drejtë na u duken më të besueshme informatat kur i marrim nga shtetet e mëdha”, ka deklaruar ai.

Kurse, njohësi i çështjeve të sigurisë thotë se shteti duhet marrë me kujdes këto paralajmërime dhe të ngrisë kapacitetet e saj ushtarake.

“Për këtë arsye është më se e domosdoshme që në këtë drejtim të punohet shumë më shumë në integrime sidomos në NATO, e sidomos faza që i paraprin është Partneriteti për Paqe, para anëtarësimit. Edhe çështjet e bashkëpunimit në rajon me vendet fqinje që kemi marrëdhënie të mira por edhe me Shqipërinë. Pra rreziqet janë akoma janë në bazë të këtij vlerësimi që mund të ketë pra edhe konflikte ndëretnike”, ka deklaruar Ibishi.

Një konflikt të mundshëm e kanë paralajmëruar vazhdimisht edhe krerët shtetërorë duke thënë se Serbia gjithmonë është e gatshme për agresion në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit