Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar Pashkët Katolike.
Konjufca tha se kjo festë simbolizon ringjalljen dhe shpëtimin, fitoren e të mirës mbi të keqen dhe të ligën.
Postimi i plotë:
Sot festojmë Pashkën Katolike.
Ajo simbolizon ringjalljen dhe shpëtimin, fitoren e të mirës mbi të keqen dhe të ligën.
Koha e Pashkës është ajo e forcimit të marrëdhënieve humane dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit.
Të vazhdojmë të punojmë për një shoqëri më të fortë dhe më harmonike në Kosovë.
Mbetshi nën mbrojtjen e Perëndisë dhe ju realizofshin dëshirat dhe aspiratat tuaja!
Gëzuar Pashka!