Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam festën e Fitër Bajramit.
Konjufca tha se mësimet e sakrificës përgjatë Ramazanit, kulmojnë sot e që sipas tij, vijnë me sprovën e kaluar suksesshëm.
“Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia, dashuria e gëzimi, që ndriçojnë jo vetëm jetët personale, por edhe të atyre që kemi pranë e të atyre me të cilët ndajmë fatin dhe të ardhmen tonë të përbashkët”.
Mësimet e sakrificës përgjatë muajit të Ramazanit, që kulmojnë sot në këtë ditë festive e që vijnë me sprovën e kaluar suksesshëm, skalisin shpirtin dhe fuqizojnë virtytin, e me to ecim më të fortë përpara në shoqërinë tonë, ku zë vend gjithnjë e më shumë solidariteti dhe përkujdesja gjithnjë e më e shtuar ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë për të”, shkroi Konjufca në Facebook.