7.9 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Konjufca takon delegacionin e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Rreziku i Kosovës vjen nga Serbia

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim delegacionin e pjesëmarrësve në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM), që udhëhiqej nga drejtori i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, gjenerali Ylli Pulaj.

Duke i falënderuar për vizitën e tyre, kryetari Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për mundësitë që jep zhvillimi i këtij kursi, që është më i larti në hierarkinë e arsimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në edukimin dhe kualifikimin e personelit ushtarak dhe civil, si një kontribut në rritjen e kapaciteteve të brendshme, në mbrojtjen dhe sigurinë tonë të përbashkët.

Njëkohësisht, kryetari Konjufca e cilësoi këtë kurs përbrenda gamës së thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, por edhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve përgjatë rrugës së Kosovës për anëtarësim në NATO.

Kryetari Konjufca e përgëzoi gjeneralin Pulaj dhe të pranishmit e tjerë për punën e tyre të deritanishme në këtë angazhim të interesit të përbashkët, duke u shprehur se vazhdimi në këto hapa nxit profesionalizimin, bashkëpunimin dhe përafrimin gjithnjë e më të madh në fusha aq të rëndësishme si ajo e mbrojtjes dhe sigurisë, që merr vlerë edhe më të madhe duke konsideruar kërcënimet që i sjell rajonit dhe sigurisë evropiane në përgjithësi pushtimi i Rusisë në Ukrainë.

Ai theksoi edhe një herë rrezikun që Kosovës dhe rajonit i vjen nga Serbia, si i vetmi shtet që ka bashkëpunim intensiv politik dhe ushtarak me Rusinë dhe Kinën, gjë që bie ndesh me rrugën evropiane dhe demokratizuese të rajonit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit