Konjufca takohet me homologun kroat, bisedojnë për mbeshtetjen e Kroacisë në rrugën evropiane të Kosovës

- Advertisement -

Ministri Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka zhvilluar një takim me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Në një postim, kryediplomati kroat ka bërë të ditur se me Konjufcën kanë diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj rrugës evropiane të Kosovës, si dhe për rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimit në reforma.

“Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimit në reforma, si dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe nismave rajonale. Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore”, shkroi Radman në “X”.

Të ngjashme

Të fundit