28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Konjufca shtron iftar për drejtues dhe personalitete të BIK-ut

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shtruar iftar për drejtuesit dhe personalitetet e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Konjufca me këtë rast, ka shprehur mirënjohje për punën e BIK-ut, specifikisht për misionin e tyre humanitar nga i cili kanë përfituar kategori të ndryshme të qytetarëve.

Ai ka thënë se përmes këtij misioni u ndërtuan 11 shtëpi e 4 banesa për ata në nevojë.

“Viti 2023 për BIK-un rezultoi një vit i suksesshëm në këtë mision të tyrin humanitar, me kontribute si shpërndarja e 28,015 pakove ushqimore dhe higjenike, 136 bursave për nxënës dhe studentë, 12,272 dhuratave dhe 15,597 veshmbathjeve, ndihmë për 120 familje të prekura nga vërshimet, 11 shtëpi të ndërtuara dhe 4 banesa për ata në nevojë, ndihma në ilaçe për 136 familje dhe shumë e shumë kontribute të tjera që tregojnë shembullin e mirë të përkushtimit dhe solidaritetit”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit