18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Konjufca shpreh ngushëllimet e tij për familjen Ferati

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është shprehur i pikëlluar pas lajmit të vdekjes së djalit të të ndjerit, Fadil Feratit, Triumf Feratit.

Konjufca tha se ky lajm është i trishtë dhe i dhimbshëm për familjen e të ndjerit, për shoqërinë, dhe për qytetin e Istogut dhe Kosovën.

“Thellësisht i pikëlluar për ikjen shumë të hershme të Triumf Feratit, djalit të Fadil Feratit, ish-kryetarit të komunës së Istogut e po ashtu vëllai i kryetarit aktual të Komunës së Istogut, Ilir Ferati. Ky është lajm i trishtë dhe i dhimbshëm për familjen, për shoqërinë, dhe për qytetin e Istogut dhe Kosovën”, shkruan Konjufca në Facebook.

Më tutje kryetari i Kuvendit shprehu ngushëllimet ndaj familjes Ferati dhe shoqërisë së të ndjerit.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ferati, shoqërinë dhe të gjithë që e njohën Triumfin.  Në këto momente, ndajmë dhimbjen me familjen Ferati”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit