28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Dardanët zhvillojnë stërvitjen e parë në Budapest për miqësoren ndaj Hungarisë (Foto)

- Advertisement -

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar punën me fokus te miqësorja e radhës kundër Hungarisë, që zhvillohet të martën, në orën 19:00, në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest.

Stërvitja e parë në kryeqytetin hungarez ka qenë një mundësi e mirë për ekipin për të hartuar strategjitë dhe taktikat e lojës për të përballuar me sukses sfidën ndaj një kundërshtari të fortë.

Ndeshja me Hungarinë pa dyshim do të jetë një test i vështirë për Dardanët, por ata janë të vendosur që në stadiumin e stërmbushur me tifozë të japin më të mirën e tyre.

Pas stërvitjes futbollistët Lindon Emërllahu dhe Blendi Idrizi kanë shprehur besimin e tyre në ekip dhe në aftësitë e tyre për të luajtur një ndeshje të mirë. Ata besojnë se me përgatitjen e mirë nga stafi teknik, do të arrijnë në rezultat të favorshëm.

Dardanët nesër në orën 17:00 do ta zhvillojnë stërvitjen e radhës dhe të fundit për këtë grumbullim në stadiumin “Puskas Arena”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit