Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në afërsi të Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy shtetas nga Kosova humbën jetën.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka shprehur pikëllimin e thellë për këtë humbje dhe ka përcjellë ngushëllime për familjarët e viktimave.
“Na pikëlloi thellë lajmi tragjik për dy bashkëqytetarët tanë nga Kosova që humbën jetën sot pasdite pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë. U prehshin në paqe,” ka shkruar ai.






