15.3 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Konjufca: Rritja e çmimit të energjisë elektrike metodë e disiplinimit për qytetarët e Kosovës

- Advertisement -

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka quajtur rritjen e çmimit të energjisë elektrike si metodë e disiplinimit për qytetaret e Kosovës, pasi sipas tij nganjëherë janë tejkaluar nevojat për konsum

Duke folur në ‘Debat Plus’, Konjufca tha se Qeveria ka dashur që të instaloj edhe disiplinë të konsumatorët sa i përket shfrytëzimit të energjisë elektrike

Ai ka theksuar gjithashtu se Qeveria ka konsideruar se konsumi ka qenë jo krejtësisht me nevojat por ndonjëherë edhe përtej kësaj.

“Qeveria ka konsideruar se konsumi ka qenë jo krejtësisht me nevojat por ndonjëherë edhe përtej kësaj. Për me instalua atë disiplinim dhe racionalizim të shfrytëzimit të energjisë elektrike, qeveria më shumë e ka mbështet jo një mbulesë të drejtpërdrejtë por përmes subvencionimit”.

Konjufca thotë se edhe vet jeton në një lagje të Prishtinës ku nuk ka mundësi tjetër ngrohje pos me rrymë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit