Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka deklaruar se “kur siguria është në rrezik asgjë nuk mund të lëviz para”.
Komentet ai i bëri në Forumin Diplomatik të Antalias në Turqi, në një tryezë ku u fol për Ballkanin Perëndimor, transmeton Klankosova.tv
“Kur kërcënohet siguria, pra kur siguria është në rrezik asgjë nuk mund të lëviz para. Gjithçka tjetër të u përmend do të mbetet peng i sigurisë. Prandaj mendoj se siguria është shkalla e parë e stabilitetit dhe prosperitetit”.
“Kur bëhet fjalë për sigurinë do të ndaj disa shqetësime me ju këtu. Pas shkurtit 2022, vendi im, Republika e Kosovës, dhe e përmendi këtë kohë me shkas, shkurti 2022, është fillimi i agresionit rus kundër popullit ukrainas dhe Ukrainës si shtet, agresion i paprovokuar dhe me qëllim ta shkatërrojë një vend, popullin e tij dhe lirinë e popullit të tij”, deklaroi Konjufca.
Ai ka folur edhe për ndikimin e luftës së Ukrainës në Ballkan dhe siç tha ai, interesin e Rusisë që ta zgjerojë atë me aksione speciale hibride.
“ Dhe nuk është rastësi që ky kufi i vlerave evropiane të mbrojtura në Ukrainë, për lirinë e popullit ukrainas dhe qëllimet e tjera, qëllime për ta shkatërruar paqen dhe stabilitetin dhe duke kërcënuar kontinentin evropian ata po përplaseshin dhe po i afroheshin kufirit të Kosovës. Dhe ne i kemi përjetuar këto përplasje në kufijtë e Kosovës me intensitet të shtuar që nga shkurti i 2022”.
“ Dhe nuk është rastësi, sepse interesi i Federatës Ruse për ta zgjeruar këtë luftë në Ballkan shndërrohet poashtu, në le të themi, në aksione dhe operacione speciale hibride. Pra duhet ta vendosim në kontekstin e duhur gjeopolitik atë se çfarë po ndodh në botë dhe çfarë efekti ka në Ballkanin Perëndimor dhe vendet tona. Këtu jam për ta sjellë perspektivën e Kosovës dhe ky është shqetësimi ynë i parë”.
Detajet mund t’i ndiqni në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova:






