Konjufca në OKB: Serbia shfaq hapur synime ekspansioniste ndaj Kosovës

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka akuzuar Serbinë se po vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës dhe po shfaq hapur synime për zgjerim territorial.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, Konjufca tha se zyrtarët serbë po e sfidojnë hapur vendin. Sipas tij, qëndrimet e tyre dëshmojnë vazhdimësinë e kërcënimeve nga Beogradi.

Në këtë kontekst, ai kritikoi mënyrën se si raporti i UNMIK-ut e trajton sulmin në Banjskë, duke kundërshtuar përshkrimin e tij si “ngjarje e dhunshme”.

Konjufca tha se ai ishte sulm terrorist i organizuar dhe i mbështetur nga Beogradi zyrtar.

“Është po ashtu fatkeqësi të shohim që prapë edhe sulmi paramilitar në Banjskë, i orkestruar, i organizuar, i mbështetur nga Beogradi zyrtar përmes Milan Radoiçiq-it, referohet e përmendet në këtë raport si një ‘ngjarje e dhunshme’ në vend se të përmendet ashtu siç është: sulm terrorist”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ngriti edhe çështjen e pandëshkueshmërisë për krimet e kryera në Kosovë, duke deklaruar se Serbia ka vrarë 12 mijë shqiptarë, ndërsa personat që kanë kryer krime vazhdojnë të jetojnë të lirë.

Të ngjashme

Të fundit