Konjufca dhe zyrtari gjerman diskutojnë për perspektivën evropiane të Kosovës

- Advertisement -

ëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me sekretarin e shtetit për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të landit federal Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë, Christian Wiermer.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Nordrhein-Westfalenit, si dhe për perspektivën evropiane të Kosovës.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve i është kushtuar edhe diasporës së Kosovës në Nordrhein-Westfalen, e cila sipas ministrisë përbën një nga komunitetet më të mëdha të bashkatdhetarëve kosovarë në Gjermani.

“Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Nordrhein-Westfalenit, perspektiva evropiane e Kosovës, si dhe diaspora e Kosovës në Nordrhein-Westfalen, një nga komunitetet më të mëdha të bashkatdhetarëve tanë në Gjermani dhe një urë e rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve”, theksohet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit