22.3 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Konjufca: Besoj që i kemi numrat, presim që të themelohet shumë shpejt Qeveria

- Advertisement -

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se presin që “shumë shpejt” të themelohet Qeveria e re.

“Krejt ka çka presim është që të themelohet shumë shpejt Qeveria e Republikës së Kosovës në Parlament. Fillimisht Parlamenti duhet të konstituohet”.

I pyetur nga gazetarët nëse i kanë numrat për votimin e Qeverisë, Konjufca u shpreh optimist.

“Besoj që i kemi numrat”, tha shkurt Konjufca.

Ndërkaq, Presidenca e Kosovës sot bëri me dije se dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës.

Të ngjashme

Të fundit