28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Konfirmohet vdekja e presidentit iranian

- Advertisement -

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka vdekur pasi helikopteri në të cilin po udhëtonte ishte rrëzuar.

Rrënojat e helikopterit që po bartte Raisin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Hossein Amirabdollahian, u gjetën në mëngjesin e së hënës, pas një operacioni të shpejtë kërkimi.

“Presidenti Raisi, ministri i Punëve të Jashtme dhe të gjithë pasagjerët e helikopterit janë mbytur”, i ka thënë Reutersit një zyrtar i lartë iranian, duke kërkuar që të mos i përmendet emri.

Më vonë, vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëvendëspresidenti i këtij shteti, Mohsen Mansouri.

Raisi shihej si pasardhësi potencial i Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khameneit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit