28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Konfirmohet: Tre terroristë të plagosur u trajtuan në spitalin e Novi Pazarit, një i qëlluar në gjoks

- Advertisement -

Tashmë është e konfirmuar. Edhe tre terroristë serbë të plagosur në sulmin kundër Policisë së Kosovës kanë marrë trajtim në Novi Pazar.

Siç raportohet nga gazetari i mediumit serb “N1”,  meshkujt e moshës 26 dhe 29 vjeçare ishin në terapi intensive në repartin kirurgjik të spitalit në Novi Pazar. Njëri u pranua me plagë me armë zjarri në krah dhe këmbë, ndërsa tjetri u qëllua në gjoks, por nuk kishte plagë nga arma e zjarrit për shkak se mbrohej me anti-plumb, transmeton lajmi.net.

Gazeta Danas bëri të ditur se nga pasditja e djeshme dy persona të lënduar në Banjskë nuk ndodhen më në spitalin e Novi Pazarit dhe janë transferuar në një objekt më të madh shëndetësor.

Sot thuhet se të hënën në orën 12:00-13:00, i shoqëruar nga policia, është sjellë një tjetër i plagosur me armë zjarri në këmbë. Pas mjekimit, ai është transferuar edhe në një institucion tjetër shëndetësor.

Të dielën mediat raportuan se para repartit kirurgjik të spitalit të Novi Pazarit ka pasur prezencë të dukshme policore dhe sipas reporterit N1 sot nuk ka policë me rroba civile.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit