22.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Konfirmohet largimi i Albion Rrahmanit nga Rapidi

- Advertisement -

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës Albion Rrahmani duket se e ka afër largimin nga Rapidi i Bukureshtit.

Kjo u konfirmua nga ana e trajnerit të skuadrës rumune, Cristiano Bergodi.

Po ashtu, ai e vlerësoi lart ish-sulmuesin e Ballkanit.

“Rrahmani luajti mirë, është një sulmues i jashtëzakonshëm. Është normele që ai ka oferta. Nuk mendoj nëse ai largohet. Janë 9 ndeshje nga të cilat varet fati im si trajner dhe i tij si lojtar. Natyrisht ai do të largohet në verë. Është e mundur të largohet. Ai duhet të mendoj për një sezon të mirë që të mbetet në kujtesën e trajnerëve dhe klubeve”, deklaroi trajneri.

Rrahmani po kalon formë fantastike me Rapidin, duke kontribuar me 16 gola dhe tri asistime në 21 paraqitje.

23-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Sipas mediave rumune, Rapidi synon të fitojë së paku 8 milionë euro nga shitja e tij.

Së fundi ishte raportuar së në mesin e klubeve të interesuara për Albion Rrahmanin është edhe klubi i madh anglez, Aston Villa.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit