23.2 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Konfirmohen mungesat e Asllanit dhe Hadërgjonajt

- Advertisement -

Yjet si Fisnik Asllani dhe Florent Hadërgjonaj do të mungojnë në ndeshjen e së enjtes ndaj Islandës.

Këtë e konfirmoi selektori Franco Foda, i cili tha se të dy lojtarët do të mungojnë shkaku i disa lëndimeve që kishin pësuar.

Fisnik Asllani dhe Florent Hadërgjonaj kanë pësuar lëndime me klubet e tyre dhe ne kemi vendosur ta ftojmë Qëndrim Zybën”, ka thënë shkurtimisht Foda.

Në pikëpyetje është edhe kapiteni, Amir Rrahmani që po ashtu u lëndua dje me Napolin në ndeshjen ndaj Venecias.

Kujtojmë se ndeshja Kosovë-Islandë, zhvillohet të enjten në “Fadil Vokrri” dhe tre ditë më pas ndeshja e kthimit në Murcia të Spanjës.

Të ngjashme

Të fundit