Konate e lë Liverpoolin si lojtar i lirë

- Advertisement -

Ibrahima Konate do të largohet nga Liverpooli si futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me klubin skadon në qershor. Mbrojtësi francez, 27-vjeçari Konate, u transferua nga Leipzigu në vitin 2021 për 35 milionë funte, ndërsa kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare. Lajmin për largimin e tij e ka bërë të ditur BBC Sport.

Nga Liverpooli pas përfundimit të edicionit janë larguar edhe Andy Robertson dhe Mohamed Salah.

Konate me Liverpoolin i ka luajtur 183 ndeshje gjithsej, ndërsa ka realizuar shtatë gola e katër asistime.

Të ngjashme

Të fundit