15.3 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Komuniteti egjiptian në Prishtinë tregon rastet kur ndihet i diskriminuar

- Advertisement -

Gazeta SCANNER ka mbajtur sesionin e radhës të të trajnimeve në kuadër të projektit “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”, i cili mbështetet nga Zyra për Çështjen e Komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ky sesion Sesioni i tretë i trajnimit me titull: “Të drejtat e komuniteteve në Kosovë sipas legjislacionit në fuqi” është mbajtur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, konkretisht në lokalin “Infinit” në afërsi të shkollës “Asim Vokshi”. Ky trajnim është mbajtur  trajneri Dardan Berisha.

Sikurse në trajnimet e kaluara, Berisha ka ligjëruar në vija të përgjithshme lidhur me kornizën ligjore dhe mbrojtjen e minoriteteve kundër diskriminimit.

Në këtë drejtim, ai ka folur për të drejtat e komuniteteve të cilat janë të sanksionuar me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës.

No description available.

Ndërsa pjesëmarrësit në këtë trajnim kanë ndarë përvojat e tyre në jetën e përditshme dhe vështirësitë që hasin në realizimin e të drejtave të tyre.

Në këtë kontekst, disa nga ta kanë deklaruar se ka pasur raste kur janë diskriminuar në punësim dhe shëndetësi.

Sikurse edhe në sesionet e kaluara edhe kësaj radhe, pjesëmarrësit kanë thënë se kanë nevojë për organizimin e trajnimeve profesionale. Në këtë kontekst, ata kanë kërkuar përkrahjen e institucioneve. /Gazeta SCANNER/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit