Bes Ismaili e PDK-së ka qenë prezente mbrëmë në iftarin e shtruar në Prishtinë, e ku më pas u publikuan pamjet nga Komuna e Prishtinës se si organizatori kishte lênê pjesën pa e pastruar, shkruan Scanner.
Ismaili i ka reguar Komunês së Prishtinës për pamjet e publikuara,
“Të gjithë ne paguajmë për sheshe e për mbeturina. Paguajmë nga ato hise edhe për nevojtarët që të ushqehen, edhe për pastrimin.
Ato që unë i imagjinoja në ato momente nuk janë të pamundura”, shkruan ajo.
Sipas saj, ata që më së paku e duan Prishtinën e qytetarin e Prishtinës janë pikërisht ata që marrin rroga për t’a dashur dhe për t’a trajtuar Prishtinën – kryetari i komunës dhe drejtoria e shërbimeve publike!
Reagimi i plotë
Dje kam qenë prezente në këtë iftar. Familjes sime ia lashë iftarin në tryezë gati, dhe nderova mrapa ftesën me të cilën më kishin nderuar.
Kur u ktheva kisha çfarë t’u tregoja fëmijëve të mi dhe familjarëve tjerë më pas…
Është një nga ato momente për të cilat të lidhet diçka në lukth e të shtrëngon fyti.
Nëna kryefamiljare që nuk lënin as kafshatë buke pa mbledhur në çantat e veta për t’i ngrënë mbase për syfyr apo për ditën e rradhës kur nuk gjejnë bukën e gojës…
Familje me fëmijë të gëzuar që ngopen, pa e ndjerë fare shiun që i bënte qullë.
Burra të moshës së mesme të struktur, të ngushtuar pranë gruas e fëmijëve, që mezi kapërdinin kafshatën…
Kafshatë që s’kapërdihet është o vëlla, mjerimi!
Pos kutive ku ishte vendosur ushqimi veç e veç dhe thelbave të hurmave, poshtuajse nuk mbeti gjë. Djemtë e organizimit u përkujdesën që edhe ato të mblidheshin në qese dhe që sheshi të mbetej i pastër.
Derisa po hanim po bisedoja me Burimin, mikun tim humanist, sa fatlumësi është qe kemi Ramazan e iftar në liri e paqe, sa fatlumësi që jemi mu në sheshin Adem Jashari, sa fatlumësi që po bie edhe shi. Fundja diku luten për të për të pirë prej tij, e nuk e kanë.
Derisa po vazhdonte biseda, në mendje më erdhi një darkë në rrugë në Lindau të cilin e kishin shtruar banorët e Lindaut të Gjermanisë për ne musafirët e Samitit të Asamblesë Botërore të Feve për Paqe https://religionnews.com/2019/08/23/german-town-welcomes-hundreds-from-different-faiths-for-food-worship-and-unity/
Ushqime të gatuara në shtëpi, të shërbyera nga banorë të Lindaut për musafirë e të huaj që kishin ardhur në konak në Lindau. Çfarë mbresa të paharrahueshme për secilin prej nesh, çfarë vetnderimi për qytetarët dhe komunarët e Lindaut. Në mendje më erdhi edhe një iftar që kisha ngrënë në Feniks, në rrugë, ku banorët muslimanë e të krishterë bashkë kishin gatuar dhe shërbyer të pastrehët dhe të vobektët. Jo vetëm që patën ardhur në shoqërim pa paralajmërim vetëm zyrtarët e qeverisjes lokale, por ata kishin marrë me vete disa instrumente muzikore dhe filluan të bënin atmosferë dhe argëtim për të pranishmit.
Po imagjinoja sa bukur do të ishte sikur Komuna e Prishtinës të reagonte me efikasitet e të sillte ndonjë shator, apo fundja edhe ambrella. Kështu pa protokoll, pa tendera, pa burokraci. Sa bukur do të ishte sikur të kishte humanizim të institucionit. Pak njerëzillëk me pak spontanitet, në befasi të këndshme për të pranishmit.
Po, po, pse jo? Të gjitha ata janë banorë dhe qytetarë kontributdhënës për Prishtinën, për komunën.
Të gjithë ne paguajmë për sheshe e për mbeturina. Paguajmë nga ato hise edhe për nevojtarët që të ushqehen, edhe për pastrimin.
Ato që unë i imagjinoja në ato momente nuk janë të pamundura. Vetëm duhet t’a duam Prishtinën, dhe bëhen. Bëhet Prishtina si Lindau, edhe më e mirë madje, vetëm sikur ta donim Prishtinën, qytetarët e Prishtinës, mirëqenien dhe lumturinë e Prishtinës.
Por me gjasë ata që më së paku e duan Prishtinën e qytetarin e Prishtinës janë pikërisht ata që marrin rroga për t’a dashur dhe për t’a trajtuar Prishtinën – kryetari i komunës dhe drejtoria e shërbimeve publike!
Nëse nuk ndani mendim me mua, ju lusë ta shikoni postimin më të poshtër të mundshëm që mund ta ketë bërë ndonjëherë një pushtet lokal, një pushtet kryeqyteti. Këtu poshtë në këtë postim është fytyra e komunës time, komunës suaj ⤵️
https://www.facebook.com/share/p/JaWczd16KR415vFo/?mibextid=oFDknk