Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se është krijuar Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në këtë qytet.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se Komuna e Podujevës i fton qytetarët që janë dëmtuar nga vërshimet të paraqesin kërkesat për kompensim të dëmit në objektin e administratës komunale në sportelin e shërbimit me qytetarë.
Ky është njoftimi i plotë i Komunës:
Komuna e Podujevës fton qytetarët të lajmërojnë dëmet e shkaktuara nga vërshimet
Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut ditëve të fundit, shumë fshatra e zona urbane të Komunës së Podujevës janë përballur me vërshime, me qëllim të evidentimit të të gjitha dëmeve të shkaktuara është krijuar Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.
Komuna e Podujevës fton qytetarët që janë dëmtuar nga vërshimet të paraqesin kërkesat për kompenzim të dëmit në objektin e administratës komunale në sportelin e shërbimit me qytetarë.
Bazuar në kërkesat e qytetarëve Komisioni Komunal do të dalë në teren dhe do t’i shqyrtojë secilën kërkesë, pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore komisioni do t’i rekomandoi institucioneve qendrore kompenzimin e dëmeve për qytetarët e Komunës së Podujevës