28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Komuna e Drenasit do të shkëlqejë edhe për mjedis të pastër, thotë Lladrovci

- Advertisement -

Dita e Tokës, sot, është shënuar me disa aktivitete, lidgur me këtë ditë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se jo vetëm për performancë, Drenasi, do të shkëlqejë edhe për mjedis të pastër.

“Për Ditën e tokës, mbjellja e luleve dhe drurëve, në disa shkolla, dhe punimet artistike të nxënësve për këtë ditë, janë disa aktivitete simbolike që u zhvilluan në komunën e Drenasit”, ka deklaruar Lladrovci.

Ai ka shtuar se “së shpejti, do ta fillojmë aksionin “Bashkë për pastërtinë në Komunën e Drenasit – zemrën e Kosovës”, për të përmirësuar mjedisin dhe hapësirat e komunës tonë, duke hequr deponitë ilegale, dhe duke bërë pastrimin e mbeturinave në tërë territorin e komunës së Drenasit!”

Ashtu siç shkëlqen komuna e Drenasit për performancën komunale, transparencë e vendimmarrje demokratike, ashtu do të shkëlqejë edhe për mjedis të pastër!, ka theksuar në fund të postimit në rrjetin social, Ramiz Lladrovci.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02T2X1m9wb1Yv8E8wKdxAVFXibuapn6BnkdrurcTyon4xRmVqR9HLTdPCGMTgpZ54al&id=1653723698&mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit