Komuna e Drenasit apelon për kujdes të shtuar nga erërat e forta

- Advertisement -

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë e Komunës së Drenasit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe erërave të forta të paralajmëruara.

Qytetarëve u rekomandohet të shmangin lëvizjet e panevojshme, të kenë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë dhe hapësira publike, të mos qëndrojnë pranë drurëve, shtyllave elektrike dhe objekteve të paqëndrueshme, si dhe të sigurojnë sendet që mund të zhvendosen nga era.

Kujdes i veçantë kërkohet për fëmijët dhe personat e moshuar.

Për më shumë informacione dhe rekomandime, shihni njoftimin e plotë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, të bashkëngjitur.

Të ngjashme

Të fundit