Tashmë dihen 24 shtetet që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet këtë verë.
Sonte u zhvilluan tri finalet e “Play-Offit”, me ç’rast u mësuan emrat e tri kombëtarëve të fundit që siguruan një vend në Gjermani, atje ku do të mbahet turneu.
Ukraina mposhti Islandën (2:1), teksa dy ndeshjet tjera u vendosën pas ekzekutimit të penalltive.
Gjeorgjia shkroi historinë duke siguruar kualifikimin për herë të parë, pasi mposhti Greqinë (4:2), teksa Polonia triumfoi ndaj Uellsit (4:5).
Pas këtyre ndeshjeve u kompletuan përfundimisht edhe grupet.
Ukraina do të jetë pjesë e Grupit E, Gjeorgjia pjesë e Grupit F, kurse Polonia pjesë e Grupit D.
Vlen të theksohet se në “Euro 2024” do të shohim edhe Kombëtaren e Shqipërisë, e cila është e shortuar në një grup mjaft të vështirë (Grupi B), bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Të gjitha grupet:
Kujtojmë se Kampionati Evropian “Euro 2024” do të nisë më 14 qershor dhe do të mbyllet me finalen e madhe, më 14 korrik.