Rreth 18 mijë euro mall u kapën sot nga Policia e Kosovës në Viti, sasi kjo që dyshohet të jetë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Në një komunikatë për media, u bë me dije, se malli në fjalë përfshinte 43 pako me proteina të llojeve të ndryshme në masë prej 210 kilogramëve.
Lajmi.net mëson se kompania e kapur në flagrancë duke futur mall të kontrabanduar në Kosovë është “Postman SH.P.K”, e cila merret me transportin e mallrave dhe shërbime tjera postare.
E njëjta, është në pronësi të Albin Rrahmanit, familjar i ngushtë me deputetin e VV-së, Eman Rrahmani.
Albin Rrahmani konkretisht, është nip i Eman Rrahmanit. Ky i fundit, pra është xhaxhai i pronarit të kompanisë që u kap me mall të kontrabanduar.
Sipas deklarimit në ARBK, Albin Rrahmani në këtë kompani ka 100% të aksioneve.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=643283771345218&id=100069908031425&mibextid=Nif5oz