Komisionerja Marta Kos sot viziton Kosovën

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të qëndrojë për vizitë komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Ajo fillimisht do të zhvillojë takim me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Takimi do të mbahet nga ora 10:00.

Kurse, pas rreth gjysmë ore, ajo do të pritet edhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet nga ora 10:30.

Pas takimi të dy së bashkë do të mbajnë një konferecë për media.

Të ngjashme

Të fundit