13.2 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Komenti kundër Kiarës, Bardhi dhe Sara bien në kundërshti me njëri-tjetrin!

- Advertisement -

“Hundën dhe buzët. Unë tre ex-a, Kiara 13. Ec qarkullo!”- ky ishte komenti që pak kohë më parë u la në profilin e Instagram-it të Sara Gjordenit, me ish-banoren e “BBVIP3” që i kthehej kështu një ndjekësi, i cili e akuzonte atë dhe Bardhin për “kopje” të ciftit Kiara-Luiz.

Komenti u komentua mjaft në mediat rozë dhe rrjetet sociale, teksa Bardhi, në atë kohë, mesa duket në një përpjekje për të “qetësuar gjakrat”, shkruajti në Instagram-in e tij se profili i partneres së tij ishte vjedhur dhe komentin nuk e kishte bërë ajo.

Megjithatë, duket se Sara e ka harruar këtë fakt, pasi mbrëmë, e ftuar në “Cherry On Top”, ku konfirmoi pritjen e ëmbël dhe po ashtu, mori propozimin për martesë, ajo foli edhe për “incidentin” me Kiarën, duke mos e mohuar që ishte vetë ajo që shkroi komentin. Në lidhje me këtë, Sara tha:

“Një ndjesë për atë koment do të meritonte çdo grua që do të ishte në vend të Kiarës.A e dini pse? Sepse nuk ishte e iniciuar nga unë.Nëse do të ishte e iniciuar nga unë, absolutisht do të isha shumë e prekur, por unë nuk kam asnjë gjë personale, nuk e mendoj fare dhe ndonjëherë ato krahasime më janë dukur pa sens, por mendoj që ndjesë për atë koment do meritonte çdo grua që do të ishte në vendin e Kiarës!”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit