Kombëtarja U21 triumfoi 3:1 kundër Izraelit në ndeshjen e sotme në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025” që u zhvillua në “Zahir Pajaziti”.
Me këtë rast presidenti i FFK, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren U21 për fitoren e arritur, ndërkaq uron që sot të kemi fitore edhe për Kombëtaren U19 dhe për Kombëtaren A.
“Përgëzoj djemtë për paraqitjen në këtë ndeshje dhe për fitoren e arritur. Po ashtu, përgëzoj edhe stafin në krye me përzgjedhësin Afrim Tovërlani”- ka shkruar Ademiz transmeton Scanner.
Postimi i plotë:
Kombëtarja U21 triumfoi 3:1 kundër Izraelit në ndeshjen e sotme në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025” që u zhvillua në “Zahir Pajaziti”. Kjo është fitorja e dytë e Dardanëve të rinj në këtë cikël kualifikues.
Përgëzoj djemtë për paraqitjen në këtë ndeshje dhe për fitoren e arritur. Po ashtu, përgëzoj edhe stafin në krye me përzgjedhësin Afrim Tovërlani.
Shpresoj që sot të kemi fitore edhe për Kombëtaren U19 dhe për Kombëtaren A.
🇽🇰⚽
#BashkëPërKosovën
#BashkëPërFutbollin
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=867254715400214&id=100063470804234&mibextid=Nif5oz