Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza do t’i fillojë që nga tash përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të raundit të ardhshëm në Ligën A, me një grumbullim seleksionues në Kampin Nacional Hajvali.
Nga data 30 maj deri më 1 qershor, talentet e lindura në vitet 2006 e 2007, e që luajnë në kampionatin vendor, do të grumbullohen nga përzgjedhësja Albina Rrahmani, derisa pjesë e këtij kampi do të mund të jenë edhe të gjitha vajzat e interesuara e që luajnë jashtë vendit. Ato duhet të lajmërohen për pjesëmarrje duke dërguar email në [email protected].
Ky grumbullim do të shërbejë si hap i parë në përgatitjet për sfidat e ardhshme dhe si platformë për identifikimin e talenteve të reja