-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Kombëtarja rumune i falënderon tifozët e saj, hedh akuza ndaj Kosovës

- Advertisement -

Faqja zyrtare e Përfaqësueses së Rumanisë ka reaguar me anë të një shkrimi të gjatë pas incidentit të mbrëmshëm (e premte) në ndeshjen ndaj Kosovës.

Ndeshja e Kosovës në udhëtim te Rumania nuk arriti të mbyllet si çdo ndeshje tjetër, pasi futbollistët dardanë refuzuar të rikthehen në fushë pas thirrjeve raciste dhe ksenofobike nga tifozët vendas.

Megjithatë, gjyqtari kryesor i ndeshjes u rikthye në fushë me lojtarët rumunë për ta ndërprerë ndeshjen, e cila deri në minutat shtesë ishte e barabartë 0-0.

Pas mbylljes së ndeshjes, pati edhe incidente tjera në konferencën për shtyp dhe në ‘mix-zone’, por faqja zyrtare e përfaqësueses rumune është përkujdesur t’i falënderoj tifozët e saj për sjelljen e tyre, teksa e ka akuzuar Kosovën për mungesë respekti.

Kombëtarja rumune e futbollit dëshiron të falënderojë të pranishmit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe sjelljen e tyre në ndeshjen me Kosovën, ndeshje që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve jo vetëm si 3 orëshe, por edhe si shembull uniteti dhe solidariteti”, shkruan fillimisht faqja zyrtare e përfaqësuese rumune.

“Ndeshja, e cila filloi të premten në orën 21:45 dhe përfundoi të shtunën në orën 00:48, ishte një sfidë për të gjithë të përfshirët, por së bashku, trekolorët dhe tifozët e tyre, treguan se e respektojnë dhe e duan këtë sport dhe se uniteti i tejkalon besimet dhe ambiciet e tjera”.

“Trekolorët falënderojnë tifozët për mënyrën se si i inkurajuan dhe për të kuptuar qëllimin e përbashkët për këtë ndeshje. Gjithashtu, trekolorët vlerësojnë faktin që mbështetësit kanë arritur me sa është e mundur që të mos iu përgjigjen provokimeve nga mysafirët tanë”.

“48.957 tifozë ishin të pranishëm në Arenën Kombëtare për ndeshjen me Kosovën, ndeshja filloi me 2 gradë celsius dhe përfundoi me temperaturë minus”.

“Është për të ardhur keq gjesti i ekipit mysafir, i cili zgjodhi të largohej nga fusha pa pëlqimin e gjyqtarit, duke refuzuar ta mbyllë ndeshjen në fushë, në frymën e “fair-play”-t, gjë që reflekton mungesë respekti jo vetëm për futbollin, por edhe për profesionin e futbollistit”, thuhet në postimin e përfaqësueses rumune.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit