9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Kombëtarja e të amputuarve po merr pjesë në Ligën e Kombeve në Skoci

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve, po merr pjesë në garën e Ligës së Kombeve në Skoci, që organizohet nga Federata Evropiane e Futbollit e të Amputuarve (EAFF).

Kosova bën pjesë në Ligën D, ku janë të përfshira edhe Skocia, Azerbejxhani, Holanda dhe Shqipëria.

Sot Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar dy ndeshje dhe në të dyja ka pësuar humbje. Në të parën pësoi nga nikoqirja e turneut, Skocia, me rezultat 2:0, derisa në ndeshjen e dytë u mund nga Azerbejxhani, me rezultat 6:0.

Kjo është hera e parë që Kombëtarja e të amputuarve po merr pjesë në një garë të nivelit të tillë, teksa nesër do t’i luajë edhe dy ndeshjet e fundit kundër Shqipërisë (në orën 11:30) dhe kundër Holandës (në orën 14:30). Fituesi i këtij turneu shpallet kampion i Ligës D dhe promovohet në Ligën C.


Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit