8 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Kombëtarja e Kosovës grumbullohet në Plovdiv për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave është grumbulluar sot në Plovdiv të Bullgarisë, ku më 26 shtator do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, garë kjo e cila për herë të parë zhvillohet sivjet në konkurrencën e femrave. Përzgjedhësja Anneli Andersen ka ftuar 23 futbolliste për këtë ndeshje, derisa Kosova bën pjesë në Ligën C në Grupin 5, bashkë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Dardanet nesër do t’i fillojnë përgatitjet për këtë ndeshjen e parë, që vlerësohet tejet e rëndësishme për rrjedhën e mëtutjeshme të kësaj gare. Ndeshja Bullgari – Kosovë zhvillohet të martën e ardhshme, në orën 17:00, në stadiumin “Lokomotiv” në Plovdiv.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit