15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

“Komandant, tregimi për ty sonte po fillon!”, ish-deputetja emocionon me fjalët për humbjen e Gani Imerit

- Advertisement -

Ish-deputetja Xhevahire Izmaku ka emocionuar me fjalët e ndjera për vdekjen e komandantit të UÇK-së, Gani Imeri, shkruan Scanner.

Në një postim emocional në Facebook, ajo e përshkruan Komandantin, të cilin e ka edhe dajë, “si një memorie e lirisë tonë, e luftëtarit të UCK-së”.

“Kurre Tirana ma e akullt se dje s’mu eshte doke! E ke desht ate Shqiperi, dhe minutat e fundit te jetes, aty i mbylle”, shkruan ajo në postimin prekës, derisa përshkruan momentet e fundit të jetës së tij në spital nē Tiranë:

Reagimi i plotë:

Komandant, tregimi për ty sonte po fillon!

Ti m’i paske marre fjalet me vete sepse s’po e gjej asnje sot, qe e pershkruan dhimbjen e madhe qe na e solli vdekja jotja e papritur.

Kurre Tirana ma e akullt se dje s’mu eshte doke! E ke desht ate Shqiperi, dhe minutat e fundit te jetes, aty i mbylle.

Une fola me ty dje, edhe pse mjeket thonin se kjo komë eshte vdekje, edhe pse e dija qe s’po me degjon, prap te tregova daje, qe ke me ja dal, e se nje qytet u qu ne kambe per ty me lutje per mbijetese.

Aparaturat ne trupin tend, e tregonin nje vlere normale si per dreq dhe na jepnin shprese shifrat, por jo.

Ai sulm i zi aq paprite, kur ti ishe duke jetu lumturine ma te madhe edhe si nje gjysh shume i perkushtum, te mori nga ne perjetsisht!

Mijera fjale e tekste qe i kam lexu e studiu, sot me humben e sa zor me lidhë nje fjale, para lajmit per vdekjen tende!

Qe 25 vite sa njeri ka fol per ty, une jam ngut me permend faktin se ti je daja im, krenare deri te zoti ishim me ty!

E sonte krenaria u vesh me rrobat e dhimbjes e mallit.

S’do te jete e njejte as Dumnica e as Vushtrria pa ty dajë, kush si ti shtylla e familjes i ka mbledhe fis e farefis, per gezime e hidherime!

Qu shikoji sot dajë, sa njeriu po qan dhe shkruan per ty, sa dhimbje paska kriju ikja jote!

Une as se di cka te shkruaj me pare, sa historite i di per ty.

Sa here kam qesh e qajte me plot rrefime lufte, e edhe lirie, kur te vdisnin shoket luftetare, e ti qaje mfeshtas se te vinte turp me ti pa lot.

Lot sot per ty s’na ndalen as s’me vjen hiq turp te qaj une e plot njerez!

Ti ndertove bazen e nje perandorie bisnesi familjare, te paster dhe te suksesshme,duke dhane shembuj si respektohen punetoret ne sektorin privat, e vet ke jetu thjeshte, edhe pse i kishe te gjitha mundesite te jetoje si mbret.

Je krenu vec per pjesen e luftes e kurre per pasurine,

Ti je memorje e lirise tone, e luftetarit te UCK-se, e njeriut te mire.

Ti i doje njerezit dhe tolerancen, ti i doje dhe i trajtoje kafshet si te ishin femije.

Ky tregim sonte po fillon, e ne po e mbyllim naten e zeze, duke u bere gati per diten e lamtumires!

Shume heret me te te thane lamtumire!

E paç paqen ne amshim daja Gani, komandanti yne!

Lavdi te qofte jeta e kontributi për liri dhe ndertim te shtetit!

Me dhimbje e mall;

Mbesa jote Xheva!

https://www.facebook.com/share/p/RVELRsZj22S6TcsK/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit