15.6 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Kolinda arrin në Katar i befason të gjithë: Ndeshjen dua ta shikojë tek tifozët jo nga tribuna VIP

- Advertisement -

Ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, ka mbërritur në Katar për t’i mbështetur e kombëtares së saj në ndeshjen kundër Kanadasë.

“Jam e lodhur, kam ardhur mbrëmë. Tani do të përgatitem për ndeshjen”, ka thënë Kolnida për “Veçernji list”.

Ish-presidentja e Kroacisë e do sportin, ndjek rregullisht klubet dhe kombëtaret kroate, ndaj nuk është çudi që mbërriti në Doha për të mbështetur Flames.

“Sigurisht që tanët mund të bëjnë më mirë se në ndeshjen e parë. Unë jam gjithmonë nervoz para paraqitjeve sportive, edhe kur kam besim në fitore. Unë do të qëndroj deri më 2 dhjetor sepse kam angazhime në Evropë. Por do të vij nëse e nevojshme, jam patjetër këtu për gjysmëfinale dhe finale, jam këtu me shpenzimet e mia, ndeshjen e parë do ta ndjek nga kutia, por tjetrën do të shkoj mes tifozëve”, shtoi Kolinda.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit