7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Koci njofton se kanë pushuar hetimet nga Specialja ndaj Halil Çadrakut

- Advertisement -

Avokati, Arianit Koci ka bërë të ditur se kanë pushuar hetimet ndaj klientit të tij, Halil Çadrakut.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka dhënë hollësi rreth rastit.

Njoftim për Shtyp nga ekipi mbrojtësi i z. Halil Çadraku: Pas një hetimi të gjatë dhe të detajuar të zhvilluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, kam kënaqësinë të njoftoj se hetimet ndaj klientit tonë, z. Halil Çadraku, janë pushuar.

Ky vendim është një zhvillim i rëndësishëm dhe i mirëpritur, jo vetëm për z. Çadraku dhe familjen e tij, por edhe për të gjitha proceset e tjera që po zhvillohen në Hagë. Pushimi i hetimeve pasqyron një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të fakteve dhe rrethanave të rastit.

Ekipi ynë mbrojtës ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet relevante gjatë gjithë procesit dhe ka qenë i bindur për pafajësinë e klientit tonë.Shpresojmë që ky rast të shërbejë si një shembull i rëndësisë së respektimit të të drejtave të individit dhe zbatimit të drejtësisë së paanshme në të gjitha nivelet.Me respekt,Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Halil Çadrakut, avokati Arianit Koci

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit