Koci: I kemi braktisë liderët e UÇK-së

- Advertisement -

Analisti Melazim Koci ka thënë që shoqëria kosovare i ka braktisur katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që u dënuan nga Gjykata Speciale.

Ai e quajti masakër vendimin e Speciales që t’i dënojë me 81 vjet në total Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

“Si shoqëri, është ndoshta e ekzagjërume, por mendoj që si shoqëri kemi dështu. Ne praktikisht i kemi braktisë katër liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Koci në Rubikon të Klan Kosovës.

“Kam pasë përshtypjen që ajo ka qenë betejë e tyre, kanë qenë gati të vetmum, por momentin e tashëm e arsyetoj sepse janë vetëm 48 orë. Ka qenë shok pas një masakre juridike gjyqësore”.

“Nuk e ka pritë kush. Nuk ka lidhje kjo me vendim gjyqësor. Kjo është një masakër. Është hakmarrje politike”.

“Pos Serbisë dhe Rusisë, nuk është e papritshme, mendoj që ka edhe të tjerë që i janë hakmarrë Kosovës kësaj radhe [edhe disa shtete perëndimore]”.

“Ka ende vende perëndimore që nuk e njohin Kosovën, nuk e përjashtoj mundësinë që në mesin e tyre ka ende të tillë që nuk e duan Kosovën shtet dhe ne kemi pasur 27 vjet përkëdhelje të Serbisë dhe kjo ka kulminuar pardje me ato dënime drakonike”.

Të ngjashme

Të fundit