Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe Forumi Intelektual E-2030 janë dakorduar sot për koalicion, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas njoftimit të tyre, ata janë të hapur për zgjerim të koalicionit me cilëndo parti apo shoqatë që kanë si synim ndaljen e degradimit të shtetit dhe rikthimin e demokracisë, shkruan lajmi.net.
Këto janë përmendur si parakusht me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të Kosovës dhe rrugëtimit të vendit drejt strukturave euro-atlantike.
Njoftimi i plotë:
Marrëveshja e koalicionit AAK – Nisma dhe Forumi Intelektual E-2030.
Intelektual Europa 2030, i bashkohet Koalicionit Aleanca për Ardhmërinë Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate për zgjedhjet e ardhshme parlamentare
AAK, NISMA Socialdemokrate dhe Forumi Intelektual E-30 dakordohen që të punojnë së bashku për Shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të jenë të hapura për zgjërim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjikë, SHBA dhe BE.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Social Demokrate dhe Forumi i Intelektualëve E 2030, garojnë në një Listë të Përbashkët zgjedhore!