8 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Koalicioni VV-PDK në Gjilan, vjen reagimi i Lutfi Hazirit

- Advertisement -

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express thotë se marrëveshja që Vetëvendosje ka arritur me PDK-në në këtë komunë është vullnet i funksionarëve të partisë dhe jo i qytetarëve të Gjilanit.

Nënkryetari i LDK-së u shpreh se janë partia më e madhe në Kuvend Komunal dhe do të sillet si e tillë.


“Ne si LDK ju dëshirojmë suksese dhe punë në interesin e Komunës dhe qytetarëve. LDK është partia më e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tillë. Besimin e qytetarëve do ta shty para si opozitë në bashkëpunim me të gjithë. Ne jemi gardian të interesave të qytetarëve të Gjilanit. VV ka zgjedhë partnerët politikë dhe është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve”, tha Haziri.

Asamblesti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Ismajl Kurteshi, ka konfirmuar për Gazetën Express gjatë ditës se kanë arritur koalicion me PDK-në në këtë komunë.

Kurteshi tha se PDK-së do t’i takojë nënkryetari i Kuvendit Komunal.

“Po mund ta konfirmoj se kemi arritur marrëeveshje me PDK-në dhe disa subjekteve të vogla. Lidhur me koalicionin do të dalim me detaje më vonë. Por marrëveshja është arritur dhe do ta votojmë sot. Nënkryetari i Kuvendit komunal do të jetë nga PDK-ja por jo kryesuesi i Asamblesë”, ka thënë Kurteshi.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka fituar komunën e Gjilanit në raundin e dytë të zgjedhjeve.

VV s’i ka numrat që ta zgjedhë kryesuesin e vetme pa partitë e tjera. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Gjilanit duhet të zgjidhet deri para datës 9 janar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit